Kronikë
Tentativa për të futur drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dështon falë vigjilencës së stafit
Reklamë e Sponsorizuar
Stafi i sigurisë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka arritur të ndalojë futjen e një sasie të dyshuar të substancave narkotike brenda këtij institucioni, gjatë kontrolleve të zakonshme rutinore.
Operacioni i kontrollit u ndërmarr në nisje të ndërrimit të ri të punës, në përputhje me protokollet standarde të sigurisë, duke përfshirë shëtitoret dhe hapësirat e brendshme të rrethuara të këtij kompleksi.
Pas këtij zbulimi, autoritetet përkatëse të Policisë së Kosovës janë vënë në dijeni për rastin, ndërsa lënda e dyshuar narkotike është sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë aktivizuar të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe administrative.
Ky rast dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe gatishmërinë e stafit të tij për të garantuar rend e siguri, duke parandaluar me sukses futjen e çdo elementi apo substance të paligjshme brenda institucioneve korrektuese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: