Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Dogana godet argjendaritë në Prishtinë: Konfiskon afro 1 kilogram ar me vlerë 120 mijë eurosh

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dogana godet argjendaritë në Prishtinë: Konfiskon afro 1 kilogram ar me vlerë 120 mijë eurosh
Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot kontrolle në tri argjendari në qytetin e Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut. Gjatë kontrolleve, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej952,54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej120 mijë eurosh. Për këtë rast janë ndërmarrë veprimet përkatëse, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi. Ndërkohë, në një argjendari tjetër, zyrtarët kanë konstatuar praninë e rreth5 kilogramëve ari të pashenjëzuar, përkatësisht pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit. Lidhur me këtë rast, Dogana e Kosovës ka njoftuar dhe ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore. Sipas Doganës, kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprimtarive që cenojnë interesat ekonomike dhe fiskale të Republikës së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar