Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën, në rend dite votimi për Ligjin për Specialen

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 06:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën, në rend dite votimi për Ligjin për Specialen
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit për Specialen. Seanca u ndërpre dje, pasi deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas kohës kur ishte planifikuar të rifillonte, në orën 14:00. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shtyu seancën, duke i kritikuar deputetët. “Kuvendi i vazhdon punimet të premten në orën 11:00. Nuk është serioze, gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Nuk kam mundësi me funksionu dhe me prit deri në pafundësi”, ka thënë Haxhiu. Pikë e rendit të ditës së kësaj seance u shtua edhe kërkesa e PDK-së për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në anën tjetër, Ligji për Specialen ka hasur në kritika nga akterë të huaj. Britania e Madhe ka shprehur shqetësim për synimin e Kuvendit të Kosovës që të votojë sërish ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë thuhet se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të Kosovës. Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. “Ambasada Gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagimin e ambasadës. Ndërkohë, Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me votimin e mundshëm në Kuvend të këtyre ndryshimeve ligjore. Sipas Zyrës së BE-së, ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, të drejtat procedurale dhe llogaridhënien efektive. Zyra e BE-së ka theksuar se ndryshimet ngrenë shqetësime edhe për kushtetutshmërinë e tyre, duke kërkuar konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar