Aktuale
Shqipëria me mot të paqëndrueshëm të premten, priten reshje shiu dhe shtrëngata
Reklamë e Sponsorizuar
Ditën e premte, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët. Në zonat veriperëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugor, me një shpejtësi mesatare prej 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 4 deri në 6 ballë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: