Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nderim i veçantë për Armando Sadikun

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nderim i veçantë për Armando Sadikun
Ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, para disa javësh i dha fund futbollit të luajtur si profesionist, duke “varur këpucët në gozhdë” në moshën 35-vjeçare. Federata Shqiptare e Futbollit, para ndeshjes së sotme me Finlandën, të vlefshme për Ligën e Kombeve në stadiumin “Air Albania”, i kushtoi nderim të veçantë. Në ceremoni, presidenti Duka i dorëzoi dekoratë vlerësuese Sadikut, për kontributin e dhënë në Kombëtare, sikurse i ka kushtuar postim të veçantë në rrjetet sociale. “Sonte, përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri - Finlandë, nderuam një futbollist që ka lënë gjurmë në historinë e Kombëtares sonë, me 39 ndeshje të luajtura dhe 12 gola të realizuar me fanellën kuqezi. Armando Sadiku do të kujtohet gjithmonë për golin historik ndaj Rumanisë në EURO 2016, që na dhuroi fitoren e parë në një Kampionat Europian. Të falënderoj Armando, për të gjitha emocionet dhe kontributin tënd me fanellën kuqezi! Respekt dhe suksese në kapitullin e ri!”,mesazhi i Dukës kushtuar Armando Sadikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar