Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet sektori i energjisë në Kosovë. I ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Arifi ka thënë se paralajmërimet për një dimër shumë të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike, sipas tij, janë pjesë e asaj që e cilësoi si “punë për mafinë energjetike” nga ana e Qeverisë. “…Pse ne do ta kemi mbase dimrin më të vështirë prej pasluftës, është për shkak se Kosova udhëhiqet nga një ekipë e cila prej ditës së parë është e qartë se e kanë ndërmend me punu për mafian energjetike, me ble rrymë…”, deklaroi Arifi, ndër të tjera. Ai u shpreh i shqetësuar për situatën energjetike në vend dhe paralajmëroi pasoja serioze nëse Kosova përballet me temperatura të ulëta dhe një dimër të ashpër. “Neve na ka mbetur me iu lutë Zotit, kurgjo tjetër, që të mos ketë dimër të fortë. Nëse ka dimër të fortë, ne do të jemi në probleme serioze”, tha Arifi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar