Sport
UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Kosovë – Izrael
Reklamë e Sponsorizuar
UEFA ka përcaktuar ekipin e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Arbitër kryesor i kësaj përballjeje do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Branislav Hancko dhe Jan Pozor, të caktuar si gjyqtarë anësorë.
Në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Peter Kralović, po ashtu nga Sllovakia.
Ndërkohë, UEFA ka bërë të ditur edhe emrat e zyrtarëve që do të jenë përgjegjës për sistemin VAR. Skocezi Andrew Dallas do ta ketë këtë detyrë, ndërsa ndihmës i tij do të jetë sllovaku Martin Dohal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: