Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Me helmeta në kokë dhe të armatosur, hajnat grabitën një dyqan bizhuterish në Paris – dëmi vlerësohet 1 milion euro

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia është në kërkim të personave që grabitën dyqanin e bizhuterive “De Beers” në qendër të Parisit, të enjten rreth orës 11:00, përpara se të largoheshin me motoçikleta. Policia e Parisit bëri të ditur se autorët shfaqën armë gjatë grabitjes, por nuk i përdorën ato, duke shtuar se nuk pati të lënduar. Një zëdhënës i “De Beers Group” konfirmoi se grabitja ndodhi në dyqanin e kompanisë në “Rue de la Paix”, pranë “Place Vendôme” – një zonë e njohur për dyqanet e bizhuterive luksoze. Zëdhënësi deklaroi për agjencinë AP se nuk pati “lëndime serioze”, se kompania po ofron mbështetje për stafin dhe se dyqani do të mbetet i mbyllur për të mundësuar hetimet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. 🔴 La bijouterie parisienne De Beers, située rue de la Paix près de la place Vendôme, a été braquée au fusil automatique, ce jeudi 12 novembre, par 4 individus. https://t.co/AKkC5aOuph — M6 Info (@m6info)November 12, 2026 Fabien Bogais, përfaqësues i sindikatës policore “Alliance” në Paris, u tha gazetarëve në vendngjarje se katër të dyshuar mbërritën të armatosur me pushkë sulmi dhe, brenda pak minutash, vodhën mallra me vlerë qindra mijëra euro. Mediat franceze shfaqën pamje të personave të veshur me të zeza dhe me kaskë, të cilët ecnin në trotuar para dyqanit duke mbajtur armë, si dhe pamje të motoçikletave që largoheshin me shpejtësi pas grabitjes. Ndonëse vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk është treguar zyrtarisht, ka raportime se ato mund të kenë vlerë deri në 1 milion euro.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar