Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kusari në Web Summit: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kusari në Web Summit: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis
Ministrja Mimoza Kusari ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Web Summit”, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës, shkruan “Bota sot”. Përmes një postimi në Facebook, Kusari ka njoftuar se paneli, i planifikuar të mbahej një ditë më parë, është zhvilluar sot, nën moderimin e gazetares polake Dominika Tarczyńska. Tema e diskutimit ishte “Zgjerimi i BE-së: Sa më e madhe, aq më mirë?”, ku ministrja ka ndarë qëndrimet e saj për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Ajo ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e pakompromis, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Paneli i planifikuar për ditën e djeshme u mbajt sot në Web Summit. Tema e diskutimit ishte “Zgjerimi i BE-së: Sa më e madhe, aq më mirë?”, nën moderimin e Dominika Tarczyńska gazetare polake, me të cilën pata kënaqësinë të ndaj mendimet dhe qëndrimet e mia për perspektivën evropiane të shtetit më të ri në kontinent. Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis. Historia e Bashkimit Evropian nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Pjesë e diskutimit ishte edhe situata në Ukrainë dhe qëndrimi i saj ndaj Kosovës. Në panel ritheksova se qëndrimi i Kosovës ndaj Ukrainës dhe popullit të saj bazohet në parimet e lirisë, së drejtës dhe sovranitetit territorial. Prandaj, mbështetja jonë për të drejtën e popullit ukrainas për liri, pavarësi dhe sovranitet mbetet e palëkundur. E ardhmja e Kosovës është evropiane. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe avancimi drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian janë hapa thelbësorë në këtë rrugëtim. Me përkushtim ndaj reformave, forcim të institucioneve dhe besim në potencialin e vendit tonë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar, më të integruar dhe më pranë familjes evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar