Sport
Asllani: Jam pa fjalë për supergolin e Muçit
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2:0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Pas përfundimit të sfidës, para mediat foli Kristjan Asllani:
“Jemi shumë të lumtur. Stadiumi ishte plot dhe jemi të kënaqur. Ishte një ndeshje e vështirë. Finlanda pati disa shanse në pjesën e parë. Tri pikë përpara tifozëve tanë, nuk ka gjë më të bukur.
Pashë një video tani. Supergol i Muçit, jam pa fjalë! Jam shumë i lumtur për Ernestin, e meriton shumë. E di sa ka vuajtur dhe që nuk ka qenë pranë nesh. Është një lojtar me shumë kualitet dhe na ndihmon shumë.
E pamë që ndaj San Marinos gabuam shumë gjëra. Sot i lamë të gjitha në fushë: shpirtin dhe zemrën. E mbyllëm me një fitore të bukur dhe jemi shumë të lumtur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: