Sport
Përzgjedhësi i Anglisë: Harruam ta shënonim golin e tretë
Reklamë e Sponsorizuar
Anglia e mposhti Kroacinë me rezultat 2:1 në Wembley, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të garës.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, u shpreh i kënaqur me fitoren, por pranoi se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi të gjitha mundësitë për ta mbyllur më herët ndeshjen.
“Ishte një fitore e mirë. E dëshironim shumë dhe e merituam.
Ishte e vështirë të luanim kundër një kundërshtari të fortë. Na u desh pak kohë për të hyrë në lojë, por pas 15 minutash u përshtatëm, shënuam dhe filluam të luanim më mirë”,deklaroi Tuchel për ITV.
Ai vlerësoi se skuadra e tij duhej ta kishte zgjidhur më herët çështjen e fituesit.
“Paksa u lëshuam në fund të pjesës së parë dhe nuk arritëm ta shënonim golin e dytë. Më pas pësuam gol pas një goditjeje standarde. Kroacia reagoi mirë. Harruam ta shënonim golin e tretë.
Pas kësaj, ndeshja u bë e pasigurt dhe e vështirë, por në fund e kryem detyrën. Ishte një mbrëmje e veçantë për Harryn, i cili shënoi golin e fitores. Një mbrëmje e përkryer”,tha Tuchel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: