Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përzgjedhësi i Anglisë: Harruam ta shënonim golin e tretë

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i Anglisë: Harruam ta shënonim golin e tretë
Anglia e mposhti Kroacinë me rezultat 2:1 në Wembley, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të garës. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, u shpreh i kënaqur me fitoren, por pranoi se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi të gjitha mundësitë për ta mbyllur më herët ndeshjen. “Ishte një fitore e mirë. E dëshironim shumë dhe e merituam. Ishte e vështirë të luanim kundër një kundërshtari të fortë. Na u desh pak kohë për të hyrë në lojë, por pas 15 minutash u përshtatëm, shënuam dhe filluam të luanim më mirë”,deklaroi Tuchel për ITV. Ai vlerësoi se skuadra e tij duhej ta kishte zgjidhur më herët çështjen e fituesit. “Paksa u lëshuam në fund të pjesës së parë dhe nuk arritëm ta shënonim golin e dytë. Më pas pësuam gol pas një goditjeje standarde. Kroacia reagoi mirë. Harruam ta shënonim golin e tretë. Pas kësaj, ndeshja u bë e pasigurt dhe e vështirë, por në fund e kryem detyrën. Ishte një mbrëmje e veçantë për Harryn, i cili shënoi golin e fitores. Një mbrëmje e përkryer”,tha Tuchel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar