Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti bisedon me kryeministrin e Kanadasë, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti bisedon me kryeministrin e Kanadasë, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, shkruan “Bota sot”. Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar kryeministrin kanadez për miqësinë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Kosovës. Ai ka përmendur veçanërisht mbështetjen e Kanadasë gjatë vitit 1999, kur ky shtet pranoi mijëra refugjatë nga Kosova, si dhe pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, kontributin në rindërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), u takova me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. Biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, për sigurinë dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. E falënderova për miqësinë dhe përkrahjen e Kanadasë për vendin tonë, për pranimin e mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, për pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, për kontributin në rindërtim dhe zhvillim, për njohjen e pavarësisë dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Këtë vit në mars, Kosova me një delegacion qeveritar ishte pjesë e Konventës së Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC) në Toronto, një nga ngjarjet më të mëdha botërore për sektorin e minierave. Kanadaja, shtet anëtar i NATO-s dhe i G7, është mike dhe partnere e rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar