Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Lojtari kroat ankohet pas humbjes nga Anglia

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lojtari kroat ankohet pas humbjes nga Anglia
Futbollisti i Kroacisë, Nikolla Vlashiq, ka shprehur pakënaqësinë e tij me gjykimin në ndeshjen ndaj Anglisë, të cilën kroatët e humbën me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve. Me këtë humbje, Kroacia e humbi edhe matematikisht mundësinë për t'u kualifikuar në çerekfinale. Tani, kombëtarja kroate e pret ndeshja e fundit ndaj Çekisë, më 15 nëntor, ku do të luftojë për të siguruar qëndrimin në Ligën A. Pas ndeshjes, Vlashiq kritikoi gjyqtarin, duke pretenduar se vendimet e tij ishin në favor të Anglisë. “Ne ishim të mirë. Mendoj se në pjesën e parë patëm paksa shumë respekt për kundërshtarin. Në pjesën e dytë krijuam raste dhe mund edhe të fitonim, por mendoj se sot gjyqtari ishte paksa në anën e tyre. Nuk mund të largohem nga përshtypja se neve nuk do të na akordonin kurrë një penallti të tillë”,deklaroi Vlashiq për televizionin “Nova TV”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar