Sport
Rolando Maran “skanon” problemin që ende vuajnë kuqezinjtë
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2:0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, i cili analizoi paraqitjen e skuadrës, fleksibilitetin taktik dhe problemet që duhen përmirësuar ende te kuqezinjtë:
“Nuk është fokusi vetëm te një formacion fiks, por edhe te fleksibiliteti, në varësi të karakteristikave të kundërshtarit.
Nuk është vetëm Pilo, edhe Hysaj ka bërë shumë mirë, apo Mitaj, që nuk ka rolin e tij të zakonshëm, por po bën shumë mirë. Pra, kemi lojtarë të ndryshëm që kanë zhvilluar paraqitje të nivelit të lartë.
Nuk duhet t’ia lejojmë vetes të ulim ritmin. Kur e bëjmë këtë, e kemi të vështirë, siç ndodhi edhe sot në 10-15 minutat e fundit. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Kemi prekur shumë topa në zonën kundërshtare.
Goli i Muçit? Shikoj gjithmonë rëndësinë e golit. Muçi i ka tipikë gola të tillë. Ndoshta ka pasur nevojë për një shtysë të tillë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: