Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Qazim Laçi flet për ndryshimin mes Sylvinhos dhe Maran

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Qazim Laçi flet për ndryshimin mes Sylvinhos dhe Maran
Shqipëria ia doli të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 - 0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli edhe mesfushori Qazim Laçi, i cili komentoi paraqitjen e skuadrës, rastet e krijuara dhe ndryshimet në lojën e Kombëtares nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran: “Ndonjëherë duhet të jesh më i qetë në zonë. Kur u futa në zonë, e kisha mendjen te pasimi. Nuk mërzitem edhe kur nuk shënoj. E rëndësishme është fitorja. Kur shënoj, është bonus për mua. Rëndësi ka fitorja. Kemi treguar një futboll shumë të mirë. Kemi shfrytëzuar çdo aksion. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Kemi mentalitetin e duhur. Sylvinho me Maran? Që nga ndeshja e parë zyrtare me Maran, mundohemi të japim maksimumin dhe të luajmë një futboll të bukur. Patjetër që duhet të jemi në nivelin e duhur të përqendrimit. Po punojmë për një mbrojtje të fortë dhe një sulm sa më efikas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar