Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Anglia fiton ngushtë ndaj Kroacisë

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Anglia fiton ngushtë ndaj Kroacisë
Anglia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Kroacisë, në një përballje interesante në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve. Anglia arriti të marrë tri pikë të rëndësishme, falë golave të Morgan Rogers dhe Harry Kane. Në minutën e 24-t, Anglia kaloi në epërsi. Morgan Rogers pranoi një pasim brenda zonës së rreptësisë dhe goditi fuqishëm, duke e dërguar topin në rrjetë pranë shtyllës së majtë. Portieri kroat nuk pati mundësi të reagojë. Kroacia reagoi në minutën e 59-të, kur Petar Suçiç përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme barazoi rezultatin në 1:1. Megjithatë, gëzimi i kroatëve zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 64-t, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për 2:1 dhe duke rikthyer epërsinë e Anglisë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe anglezët arkëtuan tri pikë të rëndësishme. Në Grupin 3, Anglia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Kroacia gjendet një pozitë më poshtë me vetëm 3 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar