Sport
Mbrëmje historike për kuqezinjtë: Manaj arrin kuotën e 50 ndeshjeve, Gjimshiti shkruan historinë
Reklamë e Sponsorizuar
Sfida e sotme ndaj Finlandës mbart një rëndësi të veçantë për sulmuesin Rei Manaj, i cili është përzgjedhur sërish nga minuta e parë në formacionin e përfaqësueses shqiptare.
Ky takim shënon një moment jubilare për Manajn, i cili regjistron paraqitjen e tij të 50-të me fanellën e kombëtares. Sulmuesi tashmë është pozicionuar ndër golashënuesit më efikas në historinë e Shqipërisë, duke synuar me vendosmëri thyerjen e rekordit të golave që mbahet nga Erjon Bogdani.
Ndërkohë, në këtë përballje vëmendja është përqendruar edhe te mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili shënon paraqitjen e tij të 78-të në radhët e kuqezinjve.
Me këtë arritje, kapiteni lë pas Klodian Duron, me të cilin ndante deri më tani vendin e pestë në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në histori. Tashmë, Gjimshiti është vetëm një hap larg vendit të katërt, të mbajtur nga legjenda Altin Lala.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: