Shala: Me deklaratën e fundit Kurti po konfirmon akuzat e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

Publikuar më: 04-07-2025 11:42
Analisti politik Azdren Shala ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë një interviste të mërkurën sulmoi dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po gjykohen në Hagë.Kurti kishte deklaruar se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, duke shtuar se “PDK-ja nuk është reformuar”.Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Shala tha se një deklaratë e tillë e Kurtit përbën problem serioz në dy aspekte.“E para, Kurti asnjëherë nuk i ka mbështetur krerët e luftës. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë palë me Gjykatën Speciale”, tha Shala.Sipas tij, problemi më i madh është se deklarata e Kurtit po përforcon narrativën e aktakuzës së Speciales.“Deklarimi i tij ka dy problem sepse në formë të parë është deklarim që e konfirmon akuzën e Speciales, e cila arsyeje që i ka mbajtur në paraburgim jashtëligjshëm katër krerët e UÇK-së”.  E tani, kryeministri i Kosovës po thotë publikisht se kjo është e vërtetë”, deklaroi Shala.Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu