Aktuale
Përplasje e ashpër në 'BBVK 5': Nichi dhe Olechka në një debat të tensionuar për detyrat e shtëpisë
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia e 'Big Brother VIP Kosova 5' është përfshirë nga një atmosferë e tensionuar pas një përplasjeje të fortë verbale mes kapitenit të javës, Nichit, dhe banores Olechka.
Në rolin e tij si udhëheqës i banorëve, Nichi ka marrë përsipër mbikëqyrjen e detyrave të përditshme. Megjithatë, pakënaqësia e tij për mënyrën se si Olechka po i kryen obligimet solli një shkëmbim të ashpër fjalësh, ku u përfshi edhe banori Fuego, me të cilin Olechka ka pasur një afrimitet të theksuar ditëve të fundit.
Në kulmin e nervozizmit, Nichi nuk i kurseu kritikat e rënda ndaj saj: “Po han bukë dhe nuk po e pastron tavolinën. Mos fol, të lutem! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, ishin fjalët e tij drejtuar banores.
Olechka nuk ka ngurruar t'i kthehet menjëherë, duke refuzuar të pranojë tonin e tij autoritar. “Hesht! Kush je ti që të më urdhërosh mua? Shiko punën tënde. Shko pastro vetë, komandant”, ia ktheu ajo me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: