Botë
Izraeli me telashe para sfidës me Kosovën: Lëndimet dhe dilemat taktike shqetësojnë “Dardanët”
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Izraelit po përballet me probleme të shumta në formacionin bazë, vetëm pak ditë para përballjes me Kosovën, e cila është parashikuar të zhvillohet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 15:00. Lajmi për një dëmtim të mbrojtësit Roy Revivo në muskulin e pulpës ka krijuar një situatë të pasigurt në kampin izraelit.
Sipas informacioneve që vijnë nga mediat izraelite, ky lëndim i futbollistit të skuadrës së Elches mund ta detyrojë trajnerin Ran Ben Shimon të ndryshojë komplet strategjinë në repartin e mbrojtjes. Nëse Revivo nuk arrin të rikuperohet në kohë, opsioni më i mundshëm është zhvendosja e Liel Abdas në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa për krahun e djathtë po vlerësohen kandidaturat e Eli Dassas dhe Guy Mizrahit.
Revivo ishte projektuar të kishte një detyrë të vështirë: neutralizimin e Edon Zhegrovës, i cili vlerësohet nga stafi teknik i Izraelit si një ndër pikat më të forta dhe më të rrezikshme të kombëtares së Kosovës. “Ai është një nga lojtarët kryesorë të Kosovës dhe kushdo që do të përballet me të do të duhet të punojë shumë”, kanë deklaruar nga përfaqësuesja izraelite.
Përtej mbrojtjes, trajneri Ben Shimon ka dilema edhe për mesfushën, ku po shqyrtohet aktivizimi i Eitan Azulait, Niv Yehoshua dhe Gabi Kanikowskit. Aktualisht, Eitan Azoulai duket se ka një avantazh të lehtë ndaj Kanikowskit pas seancave të fundit stërvitore. Gjithashtu, mbetet për t'u vendosur roli i Omri Gandelmanit; nëse ai nuk nis ndeshjen si titullar, atëherë Dor Peretz pritet të marrë rolin e organizatorit prapa sulmuesit Idan Toklomati, i cili mbetet opsioni i parë për majën e sulmit.
Në kampin izraelit ekziston një vetëdije e plotë për nivelin e lartë të kundërshtarit dhe vështirësinë që do të hasin në fushën e blertë në Prishtinë. Përfaqësuesit e Izraelit e kanë cilësuar hapur përballjen me Kosovën si një sfidë mjaft të komplikuar, duke e vlerësuar ekipin tonë si një kundërshtar me potencial të konsiderueshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: