Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Duhen konsultime paraprake

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Duhen konsultime paraprake
Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me votimin e mundshëm të së premtes në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një reagim të publikuar në Facebook, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Në veçanti, theksohen shqetësimet për pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Po ashtu, BE-ja ka ngritur pikëpyetje edhe për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve. Sipas reagimit, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, Bashkimi Evropian është angazhuar për t’ua përcjellë autoriteteve të Kosovës shqetësimet dhe pritshmëritë e tij. BE-ja ka theksuar veçanërisht nevojën për konsultime paraprake para çdo miratimi të mundshëm të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Ligji i Speciales në rend dite, Kuvendi njofton që seanca vazhdon nesër nga ora 11:00
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar