Ekonomi
Lajm i mirë për punëtorët e pastrimit në Vushtrri: Rriten pagat në ndërmarrjen “Përparimi”
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërmarrja publike komunale “Përparimi” në Vushtrri ka marrë vendim për përmirësimin e kushteve financiare të stafit të terrenit, duke rritur pagat për punonjësit që kujdesen për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e qytetit.
Sipas vendimit zyrtar, struktura e re e pagave është ndarë në dy nivele kryesore, ku shumat mujore tashmë arrijnë në 623,29 euro dhe 729,57 euro, varësisht nga pozicioni i punës.
Konkretisht, paga prej 623,29 eurosh do të përfitohet nga mbledhësit e mbeturinave, punëtorët e pastrimit të hapësirave publike, kryepunëtori i tyre, si dhe shoferët e automjeteve të vogla dhe depoisti.
Ndërkaq, për rolet me përgjegjësi më të lartë teknike, siç janë shoferët e kamionëve të mbeturinave, operatorët e bagerëve dhe axhustatorët, paga mujore është vendosur të jetë 729,57 euro.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: