Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ligji i Speciales në rend dite, Kuvendi njofton që seanca vazhdon nesër nga ora 11:00

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ligji i Speciales në rend dite, Kuvendi njofton që seanca vazhdon nesër nga ora 11:00
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00, ka njoftuar Zyra për Media e këtij institucioni. Seanca u ndërpre sot pasi deputetët nuk u kthyen në sallë pas pauzës edhe gjysmë ore prej kur ishte në plan të riniste ajo nga ora 14:00. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e shtyu seancën, duke i kritikuar deputetët. “Kuvendi i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Nuk kam mundësi me funksionu dhe me prit deri në pafundësi”, ka thënë Haxhiu. Pikë e rendit të ditës së kësaj seance u shtua edhe kërkesa e PDK’së për shqyrtim për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar