Politikë
Bedri Hamza kërkon nga Kryesia e Kuvendit procedimin e menjëhershëm të projektligjit për Dhomat e Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dalë me një deklaratë publike pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke fokusuar vëmendjen te çështja e Dhomave të Specializuara.
Gjatë prononcimit për media, kreu i PDK-së bëri të ditur qëndrimin zyrtar të subjektit politik që ai drejton, duke kërkuar procedimin sa më parë të projektligjit përkatës dhe ngritjen e strukturave të reja parlamentare.
“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë”, u shpreh Hamza para gazetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: