Kronikë
Skandali në Lushnjë: Flet i afërmi i mësuesit të arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestimi i një mësuesi 60-vjeçar në qytetin e Lushnjës, i dyshuar për dërgimin e mesazheve me përmbajtje seksuale për një nxënëse të mitur, ka sjellë reagimin e familjarëve dhe komunitetit lokal.
Në një rrëfim për emisionin “Shqipëria Live”, një i afërm i arsimtarit ka hedhur poshtë akuzat, duke ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë një skenar shantazhi.
“Me thënë të drejtën unë e kam djalë xhaxhai dhe unë nuk besoj dhe shumë të tjerë kanë thënë se nuk besojnë. Ai ka qenë shumë i pastër, e njoh shpirtërisht, kam qëndruar një kohë të gjatë me të. Nuk e di arsyen, mund të jetë shantazh”, u shpreh ai, teksa nuk e përjashtoi mundësinë që e gjithë historia të jetë e sajuar.
Sipas tij, 60-vjeçari vjen nga një familje me tradita në arsim, ndërsa theksoi gjendjen e rënduar emocionale në familje pas humbjes së bashkëshortes tre vite më parë dhe shqetësimin për shëndetin e babait të mësuesit.
“Për atë vë dorën në zjarr. Edhe nëse e ka bërë, nuk e di ca mesazhesh janë shkruar me sms, është e drejta e shtetit ta dënojë. Edhe pse është i imi, edhe po të jetë djali im, pisllëkun e dënoj 200 për qind”, shtoi ai.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe dëshmia e një banori të zonës, i cili mbet i habitur nga lajmi për arrestimin, duke e cilësuar arsimtarin dhe familjen e tij si shembullore gjatë dekadave që i njeh.
“E njihnim si njeri shumë shembullor, si atë dhe babain e tij. Edhe si familje ka qenë e ngritur, më erdhi shumë e çuditshme. Kam 34 vite këtu nuk kam dëgjuar kështu budallaqesh. Mund të jetë e kurdisur”, u shpreh banori, duke shtuar se procesi mësimor në shkollë vijon normalisht pa u penguar nga kjo ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: