Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë
Harry Kane po përgatitet ta shkruajë historinë me kombëtaren angleze. Në përballjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, sulmuesi i Bayernit pritet të arrijë kuotën e 126 paraqitjeve, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje për Anglinë dhe duke lënë pas Peter Shiltonin. “Ky është një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës sime. Tregon përkushtimin, punën dhe vazhdimësinë për të qëndruar në formë dhe në shëndet të mirë”, ka deklaruar kapiteni anglez, i cili tashmë është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares me 91 gola. Pas shumë viteve pa trofe te Tottenhami, kalimi te Bayerni në vitin 2023 i dha mundësinë të ndryshojë historinë e karrierës së tij. Në Gjermani, Kane ka fituar disa trofe madhorë, ndërsa këtë vit u shpërblye edhe me Topin e Artë. Tani, objektivi i madh në nivel klubesh është triumfi në Ligën e Kampionëve. “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Me Bayernin synoj Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kane, duke dëshmuar se edhe pas arritjeve të mëdha vazhdon të kërkojë suksese të reja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar