Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është arrestuar. Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit, raporton Top Channel. Lidhur me rastin, raportohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere, ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit. Aktualisht, Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar