Spahiu: Fajtor për situatën e krijuar në Kuvend është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014!
Publikuar më: 04-07-2025 10:22
Dje ka dështuar edhe tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit.Ky dështim i radhës vjen disa ditë pas vendim të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Kuvendit duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.Seanca e radhës pritet të mbahet sërish nesër me fillim nga ora 11:00.Por as nesër nuk pritet të ketë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit.Kështu ka thënë për“Gazeta Blic”profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.“Jo nuk e besoj se nesër do të ketë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit” tha Spahiu.Spahiu tha se fajtor për këtë situatë të krijuar në Kuvend është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014.“Fajtor është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014 e hiç më pak Gjykata aktuale që nuk e ka anuluar vendimin e vitit 2014” tha Spahiu shkurt .
🔙 Kthehu