Sport
Zbardhet data e derbit të zjarrtë Partizani – Tirana, ja kur do të përballen rivalët e kryeqytetit
Reklamë e Sponsorizuar
Tashmë është zyrtare dhe çdo paqartësi ka marrë fund. Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar përfundimisht orarin dhe datën se kur do të zhvillohet supersfida e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në aplikacionin e FSHF-së, derbi më i madh dhe më i rëndësishëm në futbollin shqiptar do të luanë më 11 tetor. Përballja do të nisë në orën 18:30 dhe do të jetë mikpritëse në stadiumin modern “Air Albania”.
Ky duel spektakolar vlen për javën e gjashtë të kampionatit kombëtar 'Abissnet Superiore', një takim ky që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë sportdashësve.
Kjo përballje vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat, pasi si “Demat e Kuq”, ashtu edhe bardheblutë, nuk kanë regjistruar nisjen e dëshiruar të edicionit të ri futbollistik.
Në renditjen aktuale të kampionatit, Tirana pozicionohet në vendin e gjashtë, ndërsa Partizani ndodhet vetëm një shkallë më poshtë, duke e bërë këtë derbi edhe më jetik për ngjitjen në tabelë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: