Aktuale
Anis Mehmeti zbulon pozicionet e tij të preferuara dhe flet për sfidën ndaj San Marinos
Reklamë e Sponsorizuar
Në prag të sfidës së radhës mes San Marinos dhe Shqipërisë, sulmuesi kuqezi, Anis Mehmeti, ka ndarë mendimet e tij në një intervistë për “TV Klan”. 25-vjeçari ka folur hapur rreth pozicionit të tij më të përshtatshëm në fushën e blertë, si dhe ka komentuar situatën aktuale në klubin e tij.
Duke u ndalur te ecuria e tij e fundit, Mehmeti u shpreh se pavarësisht sfidave me të cilat është ballafaquar, ai mbetet i përkushtuar në maksimum në seancat stërvitore dhe beson se do të vijë kthesa e shumëpritur.
Lidhur me ndryshimet në stolin teknik dhe qasjen e trajnerëve, ai theksoi se ka vërejtur dallime, duke veçuar pritjen mjaft të ngrohtë nga trajneri Maran. Futbollisti tregori se komunikimi me të ka qenë i drejtpërdrejtë përmes telefonit, çka i ka dhënë besim për të dhënë më të mirën në fushë.
I pyetur nëse e shef veten titullar në këtë përballje, Mehmeti u shpreh optimist, duke shfaqur dëshirën për të ndihmuar skuadrën me performancën e tij dhe për të gjetur rrugën e rrjetës. Sa i përket pozicionit ku ndihet më komod, ai specifikoi se roli i fantazistit pas sulmuesit, pra si numër ‘10’, dhe krahu i majtë janë dy opsionet e tij ideale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: