Sport
Paradoksi i Jude Bellingham: Ylli i Realit zotëron një flotë makinash luksoze, ndonëse nuk di t'i japë veturës
Reklamë e Sponsorizuar
Jude Bellingham, ylli 23-vjeçar i Real Madridit dhe përfaqësueses angleze, ka befasuar fansat e tij me një rrëfim të sinqertë për jetën e tij private. Ndonëse në fushën e blertë shfaq pjekuri të jashtëzakonshme, futbollisti ka pranuar se në përditshmëri është krejtësisht i varur nga ndihma e të tjerëve, pasi nuk zotëron aftësi elementare si gatimi apo drejtimi i automjetit.
Në një intervistë për revistën prestigjioze 'British Vogue', Bellingham shpjegoi se përballë sfidave të jetës së përditshme, ai mbështetet tek nëna e tij, Denise, e cila bashkëjeton me të në Madrid, si dhe te një staf mbështetës që përfshin një kuzhiniere dhe një pastruese. "Nuk di të gatuaj dhe nuk di t'i jap makinës. Jam i përqendruar te profesioni im, por përtej tij, aftësitë e mia janë të kufizuara", pranoi lojtari.
Megjithatë, mungesa e patentës së shoferit nuk e ka penguar mesfushorin që të ndërtojë një koleksion mbresëlënës automjetesh të shtrenjta. Sipas raportimeve të mediave të huaja, Bellingham posedon aktualisht shtatë makina luksoze, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 1.26 milion euro.
Ndër thesaret e garazhit të tij spikat një Lamborghini Urus Performante, çmimi i të cilit kap shifrën e 250,000 eurove. Ky paradoks mes pasionit për makinat luksoze dhe pamundësisë për t'i drejtuar ato, e bën yllin e Realit një nga figurat më interesante të futbollit modern.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: