Politikë
Incidenti me vezë në Dublin, Rama reagon nga Samiti: Është thjesht demokraci, ndihem i mirëpritur në Irlandë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në punimet e Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian, ku gjatë fjalës së tij përpara mediave është ndalur edhe te ngjarja e ndodhur një ditë më parë në kryeqytetin irlandez.
I pyetur nga gazetarët lidhur me protestën e disa bashkatdhetarëve që e pritën me vezë gjatë mbërritjes në Dublin, kreu i Qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë si një shprehje të sistemit demokratik, duke shtuar se pavarësisht kësaj, ai ndihet mjaft i mirëpritur në Irlandë.
"Mendoj se ky është një shtet demokratik, që udhëhiqet nga rregulla dhe ligje, dhe ajo që ndodhi është pjesë e të qenit një shtet i tillë. Në Irlandë ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një forum prestigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet të më prisnin në një mënyrë ndryshe. Dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh", u shpreh Rama para mediave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: