Kronikë
Ndryshimi i masës së sigurisë, reagon Jozefin Marku pas vendimit të Apelit
Reklamë e Sponsorizuar
Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të zbutur masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, ka reaguar në rrjetet sociale Jozefin Marku.
Përmes një postimi në platformën Instagram, ku ka ndarë edhe një fotografi, Jozi ka përcjellë një mesajh pozitiv dhe plot shpresë, pa e komentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë procesin e tij gjyqësor.
“Ka një diell që më shoqëron kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua”, ka shkruar ai në mesazhin e tij.
Kujtojmë se Marku u vu në pranga në fillim të muajit shtator, pasi në opinionin publik u publikuan pamjet e një incidenti ku ishte përfshirë me Eduard Kuçin. Më 9 shtator, Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën fillestare të sigurisë “arrest në shtëpi”.
Reagimi i fundit publik vjen pikërisht në ditën kur trupa gjykuese e Apelit vendosi të lehtësojë pozitën e tij ligjore, duke e lënë të lirë me detyrim për t'u paraqitur para autoriteteve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: