Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ancelotti merr vendimin e rëndësishëm: Ylli i Barcelonës bëhet kapiten i Brazilit, Vinicius pozicionohet i dyti

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 12:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ancelotti merr vendimin e rëndësishëm: Ylli i Barcelonës bëhet kapiten i Brazilit, Vinicius pozicionohet i dyti
Strategu i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, i heq dilemat rreth lidershipit në fushë duke ia besuar shiritin e kapitenit sulmuesit të Barcelonës, Raphinha. Lojtari do të udhëheqë “Selecaon” në sfidën miqësore ndërkombëtare të kësaj të shtune kundër Japonisë, e cila do të zhvillohet në Singapor. Sipas raportimeve të përditshmes “Marca”, anësori brazilian do të mbajë rolin e kapitenit gjatë këtij cikli ndeshjesh miqësore, ku përveç duelit me japonezët, skuadra do të përballet edhe me Singaporin. 29-vjeçari vjen në këtë pozicion si trashëgimtar i drejtpërdrejtë i mbrojtësit të PSG-së, Marquinhos, i cili do të mungojë në këtë grumbullim për shkak të një dëmtimi. Fakti që Ancelotti ka preferuar Raphinhan përpara emrave të tjerë me peshë si Vinicius Junior, Gabriel Magalhaes dhe Bruno Guimaraes, dëshmon hapur për autoritetin dhe cilësitë e lidershipit që sulmuesi ka fituar së fundmi brenda grupit. Kujtojmë se gjatë këtij sezoni, trajneri Hansi Flick i pati besuar po ashtu Raphinhas shiritin e kapitenit te Barcelona, si një vlerësim për ndikimin e tij në rritje brenda dhomave të zhveshjes dhe formën e jashtëzakonshme që po shfaq në fushën e lojës. Në kuadër të bashkëpunimit mes palëve, Federata Braziliane e Futbollit dhe klubi i Barcelonës kanë rënë dakord që të monitorojnë me kujdes minutat dhe ngarkesën fizike të Raphinhas, me qëllim që të parandalohen dëmtimet e mundshme, ndryshe nga praktikat e ndjekura në periudhat e kaluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar