Kronikë
Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi për ish-bashkëshortin e të ndjerës Arlinda Zekaj
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Pejë ka nisur shqyrtimin fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i cili po përballet me akuzat për veprën penale të kanosjes. Trupi gjykatësor ka ndërmarrë masa të larta sigurie për këtë proces.
Seanca dëgjimore, e cila ishte parashikuar të niste në orën 11:00, po zhvillohet dyert e mbyllura për publikun, konform vendimit të marrë nga gjykata më 10 nëntor 2026.
Pamjet e siguruara dëshmojnë momentin kur Njësia Speciale Interventuese ka shoqëruar nën masa të rrepta sigurie të pandehurin Sylaj brenda objektit të gjykatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: