Aktuale
Në pritje të ëmbël dhe me dedikim romantik: Lotina feston ditëlindjen e Mozzikut me pamje që zbulojnë shtatzëninë
Reklamë e Sponsorizuar
Reperi i mirënjohur shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur gjerësisht në skenën muzikore si Mozzik, feston sot 31-vjetorin e lindjes.
Me rastin e kësaj dite festive, partnerja e tij, Lotina Haziri, ka zgjedhur të ndajë me publikun dhe ndjekësit e saj momente të ngrohta nga përditshmëria e tyre përmes rrjeteve sociale, ku në sy ka rënë menjëherë barku i saj i rrumbullakosur, duke konfirmuar se çifti atë po pret fëmijën e tyre të parë.
Krahas imazheve të përbashkëta, Lotina ka shoqëruar një nga fotografitë me një mesazh tejet emocional drejtuar artistit: “Krejt çka du prej jetës, tërë jetën!!”
Në një tjetër postim, ajo ka publikuar një video ku shihen duke pozuar para kamerës në hyrje të një apartamenti, ku duket qartë se janë në pritje të ëmbël, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Vdes për ty dhe nervat e tua”.
Si çdo ngjarje e rëndësishme, as kjo ditë nuk ka kaluar pa festimet e rastit, ku Mozzik ka shuar qirinj e tortës së ditëlindjes në praninë e njerëzve të tij të zemrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: