Sport
Përballja me Finlandën: Maran lë jashtë 23-shes katër lojtarë, Hysaj ruan vendin e titullarit
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar grupin prej 23 lojtarësh për sfidën e radhës ndaj Finlandës, teksa trajneri Rolando Maran ka prerë katër emra nga lista e zgjeruar paraprake.
Kuqezinjtë do të presin në shtëpi përfaqësuesen finlandeze, në kuadër të ndeshjes së pestë për Grupin 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Dueli do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, ndërkohë që tekniku italian ka përzgjedhur përfundimisht futbollistët që do të jenë pjesë e listës zyrtare.
Nga 27 lojtarë sa ishin në grumbullimin paraprak, katër prej tyre nuk do të jenë pjesë e skuadrës dhe do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Samuele Sina dhe Ysni Ismaili, si dhe dyshen e mesfushës të përbërë nga Klevi Qefalija dhe Feta Fetai, të cilët janë lënë jashtë listës së dorëzuar në UEFA.
Edhe pse Sina dhe Ismajli konsideroheshin si alternativa të vlefshme për krahun e djathtë të prapavijës, Elseid Hysaj, pavarësisht faktit se është pa skuadër që nga muaji veror, vazhdon të gëzojë besimin e plotë të Maran dhe mbetet i paprekshëm.
Këto zgjedhje të stafin teknik kanë nxitur menjëherë reagime dhe debate të shumta në radhët e opinionit sportiv dhe tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve të fundit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: