Aktuale
Fer Volley bën goditjen e radhës, amerikania Sadie Scoville vishet bardhekaltër
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra kampione e Kosovës në volejboll, Fer Volley nga Ferizaj, ka zyrtarizuar afrimin e radhës për edicionin e ri, duke siguruar shërbimet e volejbollistes amerikane, Sadie Scoville.
Përforcimi i ri i ferizajaseve shquhet për gjatësinë e saj prej 183 centimetrash, ndërsa pritet t'i sjellë dimension të ri lojës së skuadrës nënkampione dhe kampione aktuale.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i ka uruar mirëseardhje lojtares nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur besimin se bashkërisht do të arrijnë suksese të reja.
“Mirë se vjen në ekipin e Kampionëve, Sadie! Le ta shkruajmë së bashku kapitullin e radhës”, thuhet në mesazhin mirëseardhës të drejtuesve të klubit për volejbollisten.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: