Çitaku uron 4 korrikun: SHBA është e mirë sepse amerikanët janë të tillë, faleminderit për mirësinë, sakrificën e shpresën që përçoni

Publikuar më: 04-07-2025 08:37
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se SHBA-të janë të mira sepse amerikanët janë të tillë, duke kujtuar se ajo ka ndjerë mirësi çdo ditë gjatë shtatë viteve që ka jetuar atje.Çitaku ka falënderuar SHBA-të për mirësinë, sakrificën, dhe, për shpresën që e përçojnë.Postimi:‘‘Urime 4 Korriku!Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur apo të varfër, me pushtet apo pa të, ajo që i bën të veçantë është mirësia.Kam jetuar shtatë vite në SHBA dhe e kam ndjerë këtë mirësi çdo ditë.Dje, e ndjenë edhe nipërit e mi.Derisa Arbëri dhe Dielli po drekonin me prindërit, në piceri hyn një grup ushtarësh amerikanë. Me kureshtje dhe respekt, nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin.Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, larg familjes së tij për t’u kujdesur për sigurinë tonë, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim.Thank youPër mirësinëPër sakrificënPër shpresën që përçoni
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu