Sport
Analiza e bujshme nga Italia: Pse Zhegrova vlerësohet si lojtar vetëm për 30 minuta?
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano, ka dhënë një koment kritik në lidhje me profilin e Edon Zhegrovës, duke shprehur dyshime nëse sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës mund të ofrojë stabilitet dhe kontribut afatgjatë gjatë gjithë ndeshjes për fanellën e Juventusit.
Gjatë paraqitjes së tij në podkastin sportiv “Viva El Futbol”, ish-reprezentuesi i Italisë e ka renditur Zhegrovën në kategorinë e atyre futbollistëve që, sipas vlerësimit të tij, mund të bëjnë diferencën vetëm për një periudhë të kufizuar kohe në fushë.
“Boga dhe Zhegrova janë futbollistë tipikë që mund të të ndihmojnë vetëm për gjysmë ore lojë”, u shpreh ndër të tjera ish-futbollisti italian.
Kujtojmë se Zhegrova u transferuar te bardhezinjtë nga radhët e Lille-s në vitin 2025, por deri më tani nuk ka arritur që të konsolidohet plotësisht si titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë.
Megjithatë, anëtari i Kosovës ka dëshmuar efikasitet gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit italian, Serie A, duke kontribuar me dy gola dhe dy asistime, pavarësisht faktit se pjesën më të madhe të rasteve është aktivizuar si zëvendësues nga stoli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: