Kronikë
Kryeprokurori i Shtetit viziton Ferizajn, në fokus llogaridhënia dhe bashkëpunimi institucional
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i shoqëruar nga Zëvendëskryeprokurori Bahri Hyseni dhe prokurori Veton Shabani, ka realizuar një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore të Ferizajit. Gjatë këtij takimi, krerët e akuzës u pritën nga kryeprokurori Burim Çerkini dhe trupa e prokurorëve të këtij institucioni.
Në qendër të bisedimeve mes palëve ka qenë ngritja e standardeve të llogaridhënies dhe transparencës brenda sistemit prokurorial. Me këtë rast, u vlerësua si tejet i rëndësishëm emërimi i prokurorëve mbikëqyrës nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për të gjitha prokuroritë e vendit, përfshirë edhe atë të Ferizajit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: