Botë
Hapi i dytë drejt shërimit: Erjon Vishkulli përfundon me sukses operacionin në Itali
Reklamë e Sponsorizuar
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i cili pësoi një dëmtim të rëndë në sy gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë, ka finalizuar me sukses ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në një spital të specializuar në Itali.
Përmes një njoftimi, Vishkulli konfirmoi se operacioni ka shkuar sipas parashikimeve të mjekëve, ndërkohë që procesi i tij i rikuperimit dhe trajtimit mjekësor do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
I riu bëri të ditur gjithashtu se për javën e ardhshme është planifikuar një tjetër ndërhyrje, e cila konsiderohet si vendimtare për procesin e trajtimit të tij, pasi është e lidhur drejtpërdrejt me mundësinë e rikthimit të shikimit.
Aktualisht, Vishkulli vijon të qëndrojë në Itali, ku po i nënshtrohet një kujdesi të specializuar mjekësor për të trajtuar pasojat e lëndimit të rëndë që mori gjatë tubimit të zhvilluar në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: