Kronikë
Aksident në aksin e Murrizit: Kamioni bllokon rrugën, krijohen kolona të gjata
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident rrugor ka ndodhur në afërsi të hyrjes së tunelit të Murrizit, në drejtim të Tiranës, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga duke shkaktuar probleme të theksuara në qarkullim.
Sipas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga udhëtarët që ndodheshin në vendngjarje, kamioni ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar pjesërisht jashtë karrexhatës. Për fat të mirë, barrierat metalike mbrojtëse kanë shmangur rënien e tij në greminë.
Megjithatë, pjesa më e madhe e automjetit ka mbetur e pozicionuar në mes të rrugës, duke pamundësuar lëvizjen e mjeteve të tjera. Kjo situatë ka çuar në bllokimin e qarkullimit në të dyja krahët e lëvizjes, duke krijuar radhë të gjata pritjeje.
Aktualisht, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve janë në pritje të mbërritjes së forcave të policisë dhe mjeteve të specializuara, të cilat pritet të bëjnë të mundur largimin e kamionit dhe zhbllokimin e këtij aksi rrugor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: