Aktuale
Presidenca sqaron tenderin trevjeçar për avio-bileta: Procedura ishte transparente dhe në përputhje me ligjin
Reklamë e Sponsorizuar
Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet në media për procedurën e prokurimit të shërbimeve të avio-biletave, duke theksuar se tenderi është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.
Në një postim në Facebook, Presidenca bëri të ditur se aktiviteti i prokurimit ka qenë i planifikuar paraprakisht dhe i përfshirë në Planin Vjetor të Prokurimit të institucionit.
“Procedura është zhvilluar përmes një tenderi të hapur, me njoftimin e publikuar në platformën e-prokurimi më 27.08.2026, duke garantuar konkurrencë të lirë, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar. Kjo mënyrë e prokurimit përbën praktikë të rregullt dhe të vazhdueshme të institucionit, të zbatuar edhe në vitet paraprake”, thuhet në postimin e Presidencës
Kontrata është paraparë të zgjasë 36 muaj, përkatësisht tre vjet, dhe përfshin shërbimet e transportit ajror për Presidenten dhe kabinetin e saj, ish-presidentët dhe stafin e tyre mbështetës, administratën e Presidencës, Këshillin Konsultativ për Komunitete, si dhe trupa të tjerë këshillues dhe ekspertë të angazhuar për nevoja zyrtare.
Presidenca theksoi se, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve publike, për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë janë paraparë vetëm bileta të klasës ekonomike, pa asnjë përjashtim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: