Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Pacolli pas arrestimeve në rastin “Hirano”: Çdo dyshim ndaj Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij të hetohet deri në fund

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pacolli pas arrestimeve në rastin “Hirano”: Çdo dyshim ndaj Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij të hetohet deri në fund
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të dy personave që, sipas tij, kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë “Hirano”, pjesë e Grupit “Mabetex”. “Këto zhvillime e përforcojnë punën korrekte të organeve të drejtësisë së Kosovës dhe kërkesën tonë për hetimin e plotë të çdo dyshimi për keqpërdorimet aty ku ka operuar Valon Lluka, duke filluar nga Hirano dhe kompanitë e Grupit Mabetex e deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës”, ka shkruar Pacolli. Ai ka kërkuar që të hetohet roli i Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim që mund të jetë i dyshimtë. “Çdo dëm duhet të dokumentohet dhe përgjegjësitë të përcaktohen nga drejtësia”, ka deklaruar Pacolli. Ish-presidenti ka thënë se nuk kërkon hakmarrje apo dënime pa prova, por zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Keqpërdorim i 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare, Taulant Murati dhe Hasan Lahu ndalohen për 48 orë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar