Kronikë
Pacolli pas arrestimeve në rastin “Hirano”: Çdo dyshim ndaj Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij të hetohet deri në fund
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të dy personave që, sipas tij, kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë “Hirano”, pjesë e Grupit “Mabetex”.
“Këto zhvillime e përforcojnë punën korrekte të organeve të drejtësisë së Kosovës dhe kërkesën tonë për hetimin e plotë të çdo dyshimi për keqpërdorimet aty ku ka operuar Valon Lluka, duke filluar nga Hirano dhe kompanitë e Grupit Mabetex e deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka kërkuar që të hetohet roli i Llukës dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim që mund të jetë i dyshimtë.
“Çdo dëm duhet të dokumentohet dhe përgjegjësitë të përcaktohen nga drejtësia”, ka deklaruar Pacolli.
Ish-presidenti ka thënë se nuk kërkon hakmarrje apo dënime pa prova, por zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Keqpërdorim i 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare, Taulant Murati dhe Hasan Lahu ndalohen për 48 orë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: