Sport
Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat në Antalia për vizionin e mbeturinave zero
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gj3ka punimeve të konferencës COP31 në Antalia, Kosova dhe Shqipëria kanë shpalosur planet dhe përkushtimin e tyre drejt ndërtimit të një të ardhmeje me zero mbeturina.
Gjatë këtij organizimi, ajo mori pjesë aktive në sesionin e posaçëm të titulluar “Shqipërisë me Mbeturina Zero: Nga Reforma te Zbatimi”, një nismë kjo e ndërmarrë nga dikasteri i mjedisit i Shqipërisë.
Në fjalën e saj, Pacolli ndau me të pranishmit e arritjet dhe synimet e Kosovës në fushën e trajtimit të mbetjeve, duke vënë theksin te ngritja e efikasitetit të inspektimeve, mbyllja e pikave ilegale të hedhjes së mbeturinave, përmirësimet legjislative, themelimi i qendrave të specializuara për riciklim dhe kompostim, si dhe financimet e deritanishme në drejtim të ekonomisë së gjelbër.
Në përmbyllje, ministrja nënvizoi faktin se menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave nuk mund të jep rezultate pa një mekanizëm të mirëfilltë funksional, llogaridhënie të qartë nga institucionet dhe zbatim rigoroz të normave ligjore në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: