Aktuale
Gjiganti bavarez nis kërkimet: Kë po shikon Bayerni për të zëvendësuar Manuel Neuer?
Reklamë e Sponsorizuar
Krejtësisht i përkushtuar për të siguruar të ardhmen e portës, Bayerni i Mynihut ka piketuar Oliver Baumann si kandidatin kryesor për të marrë mantelin e Manuel Neuer. Drejtuesit e klubit gjerman e vlerësojnë lart profilin e 36-vjeçarit të Hoffenheimit, duke e konsideruar si alternativën ideale me eksperiencë të madhe për repartin defensiv. Megjithatë, ky operacion nuk do të jetë i lehtë, pasi drejtuesit e Hoffenheimit janë tashmë duke përgatitur një marrëveshje të re deri në vitin 2027 për të siguruar qëndrimin e kapitenit të tyre.
Nëse pista që çon te Baumann dështon, gjiganti bavarez ka gati planin rezervë, ku në krye të listës qëndron Bernd Leno i Fulhamit. Skuadra nga Mynihu pritet të zyrtarizojë zgjidhjen përfundimtare për portën gjatë muajve para se të hapet zyrtarisht merkatoja e verës së vitit 2027.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: