Kronikë
Sulmi në Ibër-Lepenc: Të pandehurit refuzojnë sërish akuzat para drejtësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar seanca e radhës lidhur me sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, ku të pandehurit Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq kanë mohuar sërish çdo përgjegjësi për veprat e ngarkuara, duke u deklaruar të pafajshëm.
Aceh seancë është mbajtur para një trupi gjykues me përbërje të re në kuadër të Departamentit Special. Ndryshimi në panelin gjykues ka ardhur si pasojë e pensionimit të gjyqtarit që ka udhëhequr më parë çështjen, duke kërkuar kështu vazhdimin e procedurave sipas rregullave ligjore në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: